×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë kolonat në kufi

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 10:44

    Në pikë kalimet kufitare me Serbinë edhe mëngjesin e sotëm po vazhdojnë kolonat.


    Sipas matjeve të bëra sot në orën 07:55 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e MPB, në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet në dalje të Kosovës janë prej 60 deri në 90 minuta.

    Këto pritje po shkaktohen në dalje të territorit të Kosovës, teksa janë krijuar kolona me gjatësi deri në 400 metra.

    Ndërsa, në pikë-kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje as në hyrje as në dalje.

    Sipas zyrtarëve të MPB’së, pritjet më të gjatë po shkaktohen nga pala serbe e cila është duke punuar me vetëm një sportel dhe nga kontrollet e panevojshme të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!