×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë përplasjet në Komision, Thaçi – Sveçlës: Nuk je pronar i mikrofonit

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 15:35

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është ftuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, ku pothuajse i tërë raportimi gjatë pjesës së parë kaloi duke u bërë pyetje anëtarëve të komisionit.


    Kjo mbledhje ka kaluar në përplasje mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit i cili edhe pas pauzës një orëshe kur u kthye në Komision vazhdoi me pyetje drejt anëtarëve të Komisionit. Kjo bëri që Xhelal Sveçla të reagojë duke i thënë presidentit Thaçi se ai nuk është këtu për të bërë pyetje.

    “Nuk je pronar i mikrofonit, është e drejtë e imja të them atë që dua”, iu drejtua presidenti Thaçi Sveçlës në një moment, shkruan Reporteri.net.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!