Deputetët e pushtetit dhe atë të opozitës sërish kanë nisur shtyrje dhe përleshje mes vete pranë foltores së Kuvendit. 

Kjo pasi Kryeparlamentari Konjufca dhe VV-ja janë duke insistuar që të vazhdohet vijimi i seancës së nisur paradite, e e cila u ndërpre pas rrahjes që ndodhi pasi Kryeministri Kurti u gjuajt me ujë nga deputeti Mergim Lushtaku.

Në sallë ndodhet edhe mbrojtja e afërt të cilët i ka ftuar Konjfuca pas tensionimit të serishëm në Kuvend.

Reklamë

Në një moment, një shishe me ujë është parë duke “fluturuar” në drejtim të Kryeparlamentarit.

Paraprakisht, deputetët e PDK-së, në seancën e kuvendit kanë vendosur dy pankarta në të cilat shihen kryeministri i vendit, Albin Kurti, e shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, me hunë të zgjatura e shprehjen serbe “zdravo”.