×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në moshën 27 vjeçare punëtorja e Telegrafit

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 10:29

    Sot, papritmas ka ndërruar jetë punëtorja e Telegrafit, Qendresa Rashiti-Hulaj. Mësohet se Qëndresa punonte në sektorin e administratës në këtë medium.


    Qendresa ndërroi jetë në moshën 27 vjeçare, pas një sulmi në zemër. Ajo ishte e martuar dhe nënë e një vajze.

    “Me ikjen e hershme në amshim të Qendresës, Telegrafi mbeti pa punëtoren e shkëlqyeshme dhe pa kolegen shembullore”, ka shkruar portali Telegrafi.com

    Varrimi i të ndjerës bëhet nesër (e diele) në Deçan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!