×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Seanca

    Vendi drejt zgjedhjeve, Kurti në minutat e fundit: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet

    Reporteri
    28 Prill 2026 | 23:47

    Kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidenti, ka thënë se mbështetja për Vetëvendosje do të shkojë duke u rritur.

    Kurti ka thënë se është vështirë të gjendet një qeveri tjetër që ka kaluar në sfida të shumëfishta, “e ka dalë fitimtare”, shkruan Reporteri.net.

    Ai i cilësoi si shumë gjeneroze ofertat që ua ka bërë partive opozitare.

    “Është rritur mbështetja për ne. Vështirë të gjendet një qeveri tjetër që ka kaluar në sfida të shumëfishta, e ka dalë fitimtare në të gjitha rrafshet e në fund ka marrë mbështetje edhe më të madhe popullore. Dhe cdo herë kështu do të jetë. Ne do të jemi pranë popullit duke i shërbyer.  Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet”, tha Kurti.

    Sipas tij, opozita po i do zgjedhjet.

    “Duan sërish zgjedhje. Nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, vecse dëshirojnë që të mos kemi as ne. Veçse për këtë vendosë populli”, tha Kurti./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!