×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Pranvera në Kosovë është stinë e dëshmorëve

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 14:51

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Prekaz se pranvera në Kosovë është stinë e dëshmorëve, stinë e heronjve, të cilët, siç tha ai, në ditët më të rënda për kombin nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

    Duke folur në manifestimin e mbajtur sot në Prekaz, në shënim të 20 vjetorit të rënies së katër dëshmorëve të lirisë, Beqir Meha, Ilir Lushtaku, Mustafë Qorraj dhe Avdullah Kodra, Veseli tha se Prekazi dhe Drenica ishin në ballë të luftës çlirimtare, ndërsa çdo fshat, çdo lagje dhe çdo familje e saj ishin pjesë e luftës nga fillimi deri në fund.

    Kryeparlamentari tha se dëshmorët ranë që Kosova të ngrihej, të fitojë lirinë e të bëhet pjesë e kombeve të lira.

    “Sot ne qëndrojmë krenarë para kujtimit të këtyre heronjve, sepse ëndrra e tyre u bë realitet. Dhe duke nderuar ata, ne zotohemi që ky realitet i Kosovës së lirë nuk ka do të ndryshojë kurrë, në jetë të jetëve: Kosova është çliruar dhe përgjithmonë do të jetë shtet i lirë, i pavarur e sovran, shtet që ecë përpara në rrugën e fuqizimit dhe zhvillimit ekonomik, në rrugën e perspektivës së sigurt euro-atlantike”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!