×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli thotë se institucionet duhet të pastrohen nga abuzuesit

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 11:36

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar masa drastike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Në përmbyllje të projektit të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe realizuar nga forcat italiane Carabinieri që kanë mbështetur Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër dukurive negative, Veseli tha se Kosova ka shënuar progres por do të vazhdojë edhe më fuqishëm të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

    Ai tha se në secilën matje të opinionit publik rezulton se qytetarët e Kosovës ndjehen thellësisht të brengosur me korrupsionin, nepotizmin dhe klientelizmin në institucionet publike ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të veprohet kundër këtyre dukurive negative.

    Ai po ashtu deklaroi se institucionet e shtetit duhet të pastrohen nga abuzuesit.

    “Hajnat e kanë vendin në bankën e të akuzuarve, e jo në shtet. Individët me përgjegjësi zyrtare, që në vend të luftimit të krimit të organizuar, kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me të, ju them se nuk do të mund të vazhdojë më tutje. Do t’i ndalim. Kushdo qofshin ata. Pavarësisht përkatësive partiake apo etnike”.

    Kreu i Kuvendit shtoi se qytetarët e këtij vendi nuk kanë luftuar për të krijuar një shtet që në mënyrë të paligjshme favorizon disa duke zvogëluar shanset për të tjerët.

    “Ne kemi zgjedhur të jetojmë në ekonominë e lirë të tregut dhe kjo nënkupton krijimin e një elite ekonomike, por kjo elitë duhet ta zhvillohet nga sipërmarrja e ligjshme dhe prodhimi i sektorit privat, e jo përmes zhvatjes së pasurisë publike, familjarizimit të posteve publike dhe keqpërdorimit të tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!