×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm sot, një i vdekur dhe 13 të lënduar në aksidente

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 23:50

    Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa aksidente, të cilat përveç dëmeve materiale rezultuan edhe me persona të lënduar e madje një i vdekur, shkruan Reporteri.net


    Në Milloshevë një person ka vdekur, aksident të cilin e shkaktoi gjendja jo e mirë shëndetësore e ngasësit tashmë të ndjerë i cili paraprakisht kishte pësuar sulm kardiak.

    Personi me inicialet A.B. ka ndërruar jetë pasi është vetëaksidentuar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Milloshevë.

    Këtë rast për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo ka treguar që shkak i vdekjes ishte një sulm kardiak.

    Pas tij gjatë ditës ndodhi një tjetër aksident rreth orës 19: 00 ku një person pësoi lëndime pas aksidentit të tri veturave në magjistrlen Prishtinë-Gjilan.

    Ndërsa katër persona të tjerë po ashtu pësuan lëndime truprore këtë mbrëmje, pas përplasjes së disa automjeteve në rrugën Magure – Lipjan.

    Flora Ahmeti për Reporterin ka treguar se aksidenti ndodhi mes tri automjetëve, ndërsa të lënduarit u dërguan për mjekim në spital.

    Veç tyre edhe gjashtë persona të tjerë mbetën sonte të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë më saktësisht në fshatin Pestovë.

    Dhë së fundi deri tani u raportua për një tjetër aksident trafiku në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ku si pasojë mbetën të lënduar dy persona, njëri prej të cilëve u nxitua për trajtim të mëtejshëm në QKUK.

    Aksidentet e trafikut po marrin jetë të qytetarëve andaj  Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes maksimal për pjesëmarrësit në trafik për t’i shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor, pasi që numri i aksidnetve në trafik është rritur dukshëm dhe po vazhdon ritmi i tyre. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!