Një aksion i përbashkët i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Njësitit Kundër Drogës ka rezultuar me zbulimin e një laboratori të madh për prodhimin e narkotikëve në fshatin Jabllanicë e Vogël të komunës së Pejës.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet që në vazhdim të ndërmerren arrestime lidhur me këtë rast.

Edhe ekipi i KEDS-it është në vend të ngjarjes të cilët kanë konstatuar kyqjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik.

Reklamë

“Edhe ekipi i KEDS në vend të ngjarjes, të cilët kanë konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik”, ka deklaruar për Reporteri.net zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.