×
  • Lajme
  • Lajme

    Viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën rreth 200 km orë shpejtësi

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 23:27

    Një person mbeti i vdekur, kurse katër të tjerë u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi të dielën mbrëma në rrugën Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Celinë.


    Policia ka njoftuar se aksidenti ka ardhur si pasojë e një tejkalimi të gabuar dhe shpejtësisë së madhe të njërës prej veturave të përshirë në aksident, që rezultoi fatale për jetën e ngasësit që ishte në shpejtësi.

    Ahmet Hasi drejtor i policisë rajonale në Gjakovë ka konfirmuar rastin për Reporteri.net. Ai po ashtu ka konfirmuar se aksidenti është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së madhe.

    “Shpejtësia e madhe është arsyeja pse ka ndodh aksidenti, sepse rruga ku ka ndodhur është e shikueshme pra nuk është me kthesa, poashtu është pa dëmtime. Veç kush ka qenë në vend të ngjarjes mund ta kupton se çfarë të bën shpejtësia e madhe. Aq e madhe ka qenë shpejtësia e veturës së viktimës sa është këputur automjeti përgjysmë”, ka deklaruar Hasi, përmes telefonit.

    Reporteri.net ka mësuar se viktima e aksidentit, që ende nuk është arritur të identifikohet, dyshohet se ishte duke ngasur veturën e tij të tipit BMW rreth 200 kilometra në orë, në momentin kur u përplas me veturën tjetër për të lënë tre të tjerë të lënduar.

    Këta të fundit janë nga rajoni i Gjakovës, shkruan Reporteri.net. Sipas, Policisë dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkohë se të tre janë shtruar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

    “Dy prej të lënduarve janë shumë rëndë. Ata vijnë nga rrethi i Gjakovës”, ka deklaruar Ahmet Hasi për Reporteri.net.

    Vozitësi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ka mbetur pa shenja jete në vend ngjarje.

    Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, tregoi për Reporteri.net, se policia ende nuk ka arritur të identifikojë identitetin e viktimës, pasi të njëjtit nuk i janë gjetur ende dokumentet.

    “Akoma nuk kemi arritur që ta identifikojmë viktimën. Jemi në vendin e ngjarjes dhe jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë identifikimin e tij, por deri më tani ka qenë e pamundur. Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejt ta identifikojmë viktimën”, ka treguar Hasi

    Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:48 minuta afër një pompe derivatesh në fshatin Celinë, rruga magjistrale Gjakovë-Prizren. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!