×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani: Dialogu ka nevojë për një “reset”, Kosova s’do të hyjë në asnjë aventurë të rrezikshme

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 16:36

    Presidentja, Vjosa Osmani, është deklaruar në një konferencë për media, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.


    “Jemi thellësisht mirënjohës zotëri ministër. Shpresoj që këto falënderime të popullit të Kosovës ti përcillen kancelares dhe presidentit gjerman. Çështja e parë dhe prioriteti i parë themelor i institucioneve tona është menaxhimi i pandemisë.”

    “E falënderova ministrin për ndihmën që ka dhënë Gjermania përmes iniciativë COVAX dhe po ashtu BE-së. Deri tani Kosova ka marr 24 mijë vaksina dhe 95 mijë të tjera priten por kjo akoma është përqindje shumë e vogël dhe shpreha interesimin që të vazhdohet bashkëpunimi me Gjermaninë në të ardhmen në çfarëdo lloj instrumenti që Gjermania e sheh të arsyeshme dhe nevojshëm sepse vaksinat do të jenë të domosdoshme në mënyrë qe ne të mund të menaxhojmë këtë pandemi.”

    “Çështja e dytë që e trajtova liberalizimin e vizave, një proces në të cilin Kosova ka plotësuar kriteret dhe falënderoj ministrin për përkrahje që institucionet e Gjermanisë e kanë dhënë në këtë drejtim. Presim qe vendet anëtare të BE-se të përmbushin premtimin e tyre që akoma po mbahet padrejtësisht i izoluar.”

    “Çështja e tretë që e biseduam ishte dialogu me Serbinë. Ne këtë kohe pandemie, ku edhe ekonomia është dëmtuar jashtëzakonisht  shumë, qytetarët presin qe te merremi menaxhimin e pandemisë. Dialogu me Serbinë është një proces ku Kosova ka qenë e angazhuar që nga fillimi dhe republika jonë ka ofruar dorën e bashkëpunimit, por fatkeqësisht Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe ende nuk ka drejtësi për mijëra mijëra viktima të Kosovës.”

    “Si institucione të Kosovës e informova ministrin që ne do të vazhdojmë të ngrehim zërin dhe të bëjmë çmos që të ketë drejtësi për të gjitha këto viktima.”

    “Për ne, ky proces ka nevojë për një reset, pra nuk është thjeshtë një vazhdimësi. Institucionet tona vëmendshëm do ta shqyrtojnë secilin marrëveshje qe arritur dhe secilin dokument të shqyrtuar deri më tani. Do të zhvillojmë një dialog të bazuar në parime të qarta ku Republika e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të hyjë në asnjë aventurë të rrezikshme, që kanë të bëjnë me ndryshim te kufijve, logjik kjo që i takon shekullit të kaluar.”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!