×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku kujton 24 marsin: Përherë mirënjohës NATO-s

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 16:07

    Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se 20 vjet më parë NATO ka vendosur të veprojë për njerëzimin dhe të ndalojë spastrimin etnik që ka qenë duke ndodhur në Kosovë.


    “Unë kurrë nuk do ta harroj momentin kur dëgjova lajmet mbaj mend çdo hollësi të vetme. Sot dhe çdo ditë do të ju jemi shumë mirënjohës. Ne i detyrohemi jetëve tona atyre grave dhe burrave të guximshëm”, ka shkruar Çitaku në Facebook, transmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot politikanë por jo vetëm po kujtojnë nisjen e sulmeve të ndodhura 20 vjet më parë mbi Serbinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!