×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Ivanoviqit, Prokuroria Speciale e Kosovës e merr në pyetje Rada Trajkoviqin

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 17:10

    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka intervistuar ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila së fundmi ka deklaruar se i është ofruar një video në të cilën ka qenë e regjistruar vrasja e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviq, i cili u ekzekutua në veri të Mitrovicës.


    Prokurori Special, Sylë Hoxha, ka deklaruar të enjten për Express se gjatë ditës së mërkurë e ka intervistuar Trajkoviqin.

    “Politikania serbe Rada Trajkoviq ka qenë dje ka dhënë një deklaratë arsyeja e saj ka qenë prononcimi që e ka dhënë në medium publik se dikush i ka ofruar asaj një incizim apo video incizim nga vrasja e Oliver Ivanoviqit. Ajo thotë se një person i ka thënë se mund të siguroj një video incizim nga vendi kur është vra Oliver Ivanoviqi”, ka deklaruar Hoxha.

    Sipas tij. Trajkoviq i kishte thënë personit në fjalë që nuk i duhet videoja asaj dhe të njejtën e ka sugjeruar që t’ia dorëzojë prokurorëve kosovare.

    ”“Jemi kanë me hetues me herët duke punuar por po them se Rada Trajkoviqi na e shpejtoj këtë lloj procesi këtë insert të kësaj” , thotë Hoxha.

    Tutje ai ka deklaruar se personi i cili ia ka ofruar Trajkoviqit video-incizimin mund të jetë në Mitrovicën Veriore.

    “Ky person është nga Mitrovica, sipas disa të hënave që disponojmë ne menjëherë kemi nisur interesimin dhe u kam dhënë detyra konkrete edhe hetuesve që të sigurojmë këtë person dhe të shohim të dhënat e tij të intervistojmë dhe të shohim çfarë mund të ketë prej saj”, ka deklaruar prokurori Special,Sylë Hoxha.

    E ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, aktualisht kryetarja e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova’, javën që e lam pas kishte deklaruar se i ishte ofruar një video ku ishte regjistruar vrasja e politikanit serb Kosovës Oliver Ivanoviç, i cili u ekzekutua në veri të Mitrovicës. Për mediat serbe, Trajkoviq është shprehur se nuk kishte pranuar ta merrte videoincizimin.

    E ndërkohë, Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet e nisura një vit më parë për të kapur vrasësit e Oliver Ivanoviqit. Nën llupën e prokurorisë speciale janë edhe dy të dyshuar të rinj, që sipas prokurorit Sylë Hoxhaj, po kërkohen për t’u arrestuar. Që të dy jetojnë në Mitrovicën Veriore dhe janë të përfshirë në krim të organizuar. Në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

    Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!