×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në AKI më 4 shtator të 2018-tës, ky është motivi pse është kryer

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 18:59

    Në bufenë ku punonte si kryekuzhinier në Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, ditën e 4 shtatorit, Isa Sejdiu kishte filluar punën sikurse çdo ditë tjetër.


    Mirëpo, po atë ditë, i njëjti ishte penguar gjatë kryerjes së detyrës, nga një koleg i tij.

    Krejt kjo pasi që shefi i kuzhinës, një ditë para se të ndodhte rasti, iu kishte thënë kolegëve të tij se së shpejti do të emërohej në pozitën e zëvendës drejtorit të AKI-së.

    Krejt kjo deklaratë i kishte penguar shumë të dyshuarit kryesor për vrasjen e Sejdiut, Valon Ibërdemajt.

    Ibërdemaj që në AKI punonte si sigurim, atë ditë kishte marrë revolen me vete e ishte nisur për në bufenë e Agjencisë.

    Me të hyrë aty, nga tri metra largësi e kishte vrarë kolegun e tij, Isa Sejdiun me dy plumba, e tashmë për këtë rast prokuroria ka ngritur edhe aktakuzë kundër tij.

    T7 ka siguruar këtë dokument, e ku janë edhe rrëfimet e dëshmitarëve për ditën kritike. Sipas njërit nga dëshmitarët, para se ta vriste, Ibërdemaj kishte hyrë në bufe e kishte thirrur emrin e kryekuzhinierit e pastaj e kishte qëlluar.

    “Valon Ibërdemja ka hy në restorant me armë në dorë në drejtim tonin dhe duke thirrur Iso, kolegu Isa Sejdiu ju ka përgjigjur “Urdhëno xhaxh” dhe pas këtyre fjalëve Valoni nga një distancë tri metra ka shtënë me armë në drejtim të viktimës pas dëgjimit të krismave kam filluar të ik nga dera e kuzhinës për të shkuar në drejtim të zyrave të punëtorëve të sigurimit për ti njoftuar për incidentin”, është deklaruar një nga dëshmitarët.

    Pasi ndodhi ngjarja, Ibërdemaj tentoi edhe të largohej nga vendi i krimi, e për të shpëtuar nga kapja nga organet e rendit, mori peng edhe një punëtore të AKI-së.

    Asaj ia kishte vënë revolen në kokë, dhe e kishte dërguar deri te vetura që ndodhej në parkingun e Agjencisë së Inteligjencës.

    Punëtorja e AKI-së, ka treguar para prokurorisë versionin e saj për rastin, duke thënë se njëherë kur ai e kapi për dore me revole kishte menduar që po e shpëtonte nga diçka që mund të ketë ndodhur brenda institucionit.

    “Valon Ibërdemaj, i cili më ka kapur dorën e majtë dhe më ka thënë F hajde me mua, kam vazhduar të eci duke e ditur që Valoni ishte sigurim i objektit se po më mbron për shkak që ka ndodhur diçka në brendi të objektit, në të njëjtën kohë Valoni e mbante armën, pasi disa hapave iu ka drejtuar kolegëve dhe ju ka thënë që mos të afroheshin dhe ju ka drejtuar armën në kokë, e di që më ka thënë hajde me shku në kerr, ndërsa unë i thashë që nuk kam çelësa, Valoni më tha se unë i kam çelësat e kerrit tem dhe ti duhesh me më qit jashtë. Pasi jemi nisur më ka thënë vozitë shpejt”, ka deklaruar ajo.

    Tutje, derisa kishte vazhduar rrugën drejt portës kryesore, Valon Ibërdemaj, kishte kërcënuar sigurimin se do ta vras punëtoren që e kishte marr peng, në rast se do të pengohej.

    Pasi që kishte dal nga vetura bashkë me vajzën që e kishte marr peng, Ibërdemaj kishte tentuar të dal jashtë objektit të AKI-së.

    Por, aty ishte penguar nga sigurimi ndërsa njëri nga ta i kishte thënë që “nësë dëshiron ta vras dikë, më virit mua”. Pas kësaj i akuzuari Valon Ibërdemaj, këtij pjesëtari të sigurimit ia kishte dorëzuar revolen. Tani pos vrasjes së rëndë Valon Ibërdemaj, akuzohet edhe për rrëmbim e armëmbajtje pa leje.

    Prokurori Ilaz Beqiri që po merret me rastin ka deklaruar rasti ka ndodhur për motive xhelozie. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!