×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në AKI: Prokuroria në prag të ngritjes së aktakuzës ndaj Valon Ibërdemajt

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 8:05

    Dy javë i ka lënë në dispozicion Prokuroria Themelore e Prishtinës, për t’u dhënë fund hetimeve rreth vrasjes së një punëtori në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), e cila ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

    Valon Ibërdemaj, edhe pas hetimeve gjashtëmujore, mbetet i dyshuari i vetëm. Ai pritet të akuzohet për tri vepra penale: vrasje e rëndë, rrëmbim, si dhe armëmbajtje pa leje.

    Këtë të martë, Ibërdemaj është marrë në pyetje nga Prokuroria. Mirëpo, siç i është thënë “Kohës Ditore”, i dyshuari nuk ka pranuar që të deklarohet. Ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Megjithatë, ka insistuar që t`i bëhet një ekspertizë mjekësore, duke pretenduar se ka të meta mendore.

    Megjithatë, Prokuroria nuk e ka marrë për bazë, duke konsideruar se nuk ka gjetur ndonjë provë që dëshmon se i dyshuari nuk ka qenë i vetëdijshëm kur e ka kryer vrasjen. Motivi i vrasjes dyshohet të jetë “xhelozia kolegiale”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!