×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në kazino në Lipjan, arrestohet i dyshuari

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 21:18

    Është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen në kazino në Lipjan. Këtë e ka konfirmuar policia për Reporteri.net.


    I dyshuari është arrestuar në shtëpinë e tij.

    Fjalë është për vrasjen që ndodhi ditë më parë në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan ku mbeti i vrarë një 36-vjeçarë nga komuna e Skenderajt.

    I vrari është Florent Ahmetaj nga fshati Rezallë i Skenderajt dhe i njëjti punonte në këtë kazino për siç thuhet të siguruar një jetë më të mirë.

    Policia e Kosovës në raportimin e saj kishte thënë se dyshohet që vrasja ka ndodhur pas një grabitjeje në kazinonë ku ishte duke punuar i ndjeri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!