×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Vritet një person në Ferizaj

    Reporteri
    28 Qershor 2026 | 23:47

    Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e këtij qyteti, Kanun Veseli i cili bërë të ditur se rreth orës 22:50 në rrugën ‘Sejdi Sejdiu” ka ndodhur një përleshje ku është përdorur arma e zjarrit.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”.

    “Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.

    Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i spitalit të Ferizajt.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!