×
  • Lajme
  • Lajme

    Vucic “kokë më kokë” deri në mesnatë me këshilltarët e Merkel

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 10:14

    Dy këshilltarët e kancelares Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matias Litenberg, nga Prishtina kanë vazhduar dje për në Beograd.

    Atje i priste presidenti serb, Aleksandar Vucic, me të cilin patën një takim të gjatë në orët e vona, shkruan Reporteri.net.

    Siç raportojnë mediat serbe, dy këshilltarët e Merkel e mbajtën presidentin serb deri në mesnatë në një takim ku temë ishte edhe Kosova, por pas tij nuk u tha asnjë fjalë.

    Ndërkaq, këshilltarët e Merkel zgjodhën të mos flasin as në Prishtinë pas përfundimit të takimit me kryeministrin Haradinaj. Ishte ky i fundit që tha disa fjalë për këtë takim, por duke mos përmendur asgjë konkrete.

    Ndryshe, është thënë se takimi i Haradinajt me këshilltarët Hecker dhe Litenberg lidhej me taksën dhe dialogun, por nuk është bërë i qartë qëndrimi i Gjermanisë lidhur me temën e parë/Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!