×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç: Përderisa s’vërtetohet e kundërta në terren, serbët t’i besojnë KFOR-it

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 12:12
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Pas dënimeve të njëzëshme nga bashkësia ndërkombëtare ndaj sulmit që bandat në veri i bënë një patrolle të EULEX-it, Presidenti i Serbisë, doli me një mesazh propagandues ku u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos sulmojnë forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe misionin e EULEX-it, ndonse thotë se “nuk kanë të dhëna” për sulme të tilla, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse as një fjalë nuk e tha që të mos sulmohet Policia e Kosovës, ai u bëri thirrje që sulme të tilla të mos ketë vetëm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it.

    Siç vazhdoi të thotë ai, sulmet të tilla i shërbejnë shqiptarëve të Kosovës “për të sajuar tregim”, ngase sipas tij, “tjetër gjë s’kanë çfarë t’u tregojnë”.

    “Shqiptarët do të ngulin këmbë në këtë, për të sajuar tregimin ngase edhe s’kanë çfarë tjetër t’u tregojnë. Përderisa nuk vërtetohet e kundërta, serbët duhet t’i besojnë KFOR-it ngase me vendim të OKB-së ata duhet të garantojnë sigurinë e serbëve”, ka thënë ai përmes një videoje propagandistike në Instagram.

    Sulmin ndaj EULEX-it e kanë quajtur të papranueshëm BE-ja, ShBA-ja, Britania, përçka Aleksandar Vuçiç dje doli në konferencë për media duke u distancuar nga një veprim i tillë, por edhe jo edhe ndaj sulmeve të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve të rendit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!