×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç: QUINT-i kërkon zgjidhje urgjente me Kosovën, pres të shoh propozime të reja

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 11:46
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Të gjithë duan t’i japin fund sagës së Kosovës, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke folur për zhvillimet e fundit diplomatike në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Tejet të komplikuar” e quajti situatën Aleksandar Vuçiç, derisa tha se fuqitë perëndimore duan sa më parë të zgjidhin çështjen mes Kosovës dhe Serbisë. “Dhe ata as që po i zgjedhin mjetet dhe mënyrat për të arritur zgjidhje”, tha ai në Tv Prva, transmeton Reporteri.net.

    Shtetet e QUINT-it, tha ai, i kanë kërkuar “zgjidhje urgjente” me Kosovën.

    “Nuk ka nevojë të refuzojmë çkado paraprakisht, do të diskutojmë gjithçka. Por, po  të më duhej të vendosja mu në këtë moment, ata nuk kanë dhanë as shansin për të pranuar diçka. Po pres të shoh propozim të ri”, ka thënë Aleksandar Vuçiç.

    Për atë që zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, tha se “është çështje javësh” për të arritur një marrëveshje për rrugën para në dialog, Vuçiç tha se “nuk është realiste”. Së pari Vuçiç tha se duhet të përmbushet ajo çfarë është arritur, Asociacioniin e Komunave me shumicë serbe, transmeton Reporteri.net.

    Pyetur rreth paralajmërimeve për një konflikt të ri në rajon e në veçanti në Kosovë referuar përmbyllje së afatit të konvertimit të targave ilegale për serbët e pjesës veriore, Vuçiç u shpreh se “ka rrezik” por se “nuk ka nevojë për panik”.

    “Ka shumë pika të rrezikut, por është detyrë e jona të luftojmë për paqe dhe po e bëjmë këtë. Nuk duhet të panikohemi dhe të mendojmë se dikush mund të shkatërrojë paqen. Duhet të jemi të gatshëm për çfarëdo lloj provokimi dhe të punojmë për fuqizimin e ushtrisë dhe eknomisë tonë”, vazhdoi të thotë ai.

    Referuar asaj se Serbia po përgatit agresion në rajon, Vuçiç tha se “është qesharake” dhe se “gjithkush e di që është e gënjeshtërt”.

    “Por, është pjesë e narrativës me të cilën duhet të mësohemi”, i tha ai televizionit serb./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!