×
  • Lajme
  • Lajme

    Vucic zbulon detaje nga takimi me këshilltarët e Merkel, paralajmëron masa nga BE

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:23

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuluar detaje nga takimi i mbrëmshëm me këshilltarët e politikës së jashtme të kancelares gjermane, Angela Merkel.


    Vuçiq për mediat serbe pas takimit ka thënë se Prishtina dhe Beogradi nuk janë afër arritjes së ndonjë marrëveshjeje, për shkak se negociatat janë ndërprerë, transmeton Reporteri.net

    Ai tha se zyrtarët gjermanë e njoftuan atë se kanë kërkuar nga Prishtina që ta shfuqizojë taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, por shtoi se ai nuk pret që Prishtina ta bëjë këtë.

    “Unë pres që në prill do të ketë disa përpjekje dhe lëvizje nga Bashkimi Evropian për të ndryshuar gjërat në terren”, tha Vuçiq.

    Vuçiç shtoi se bisedoi zyrtarët gjermanë në lidhje me marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, taksën dhe platformën që Prishtina miratoi disa ditë më parë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!