×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq eskalon, bombardimet e NATO-s i quan krim

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 8:56

    Presidenti serb Aleksandar Vucic është lëshuar edhe një herë në deklarata që për të gjithë botën konsiderohen si jonormale.


    Thuajse të gjitha shtetet janë deklaruar ditëve të fundit se intervenimi i NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999 ishte i nevojshëm, por kështu nuk mendon i pari i serbëve, transmeton Reporteri.net.

    Sipas tij, bombardimet e NATO-s ishin një krim, duke potencuar se ishte një aggression i gabuar.

    “Ishte një agresion që ishte krejtësisht i gabuar, ishte një krim që e ktheu prapa rajonin”, tha Vuçiq për televizionin Happy.

    Këto deklarata të kreut serb erdhën pasi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi se intervenimi ndaj Serbisë ishte i nevojshëm, i domosdoshëm dhe që nuk ishte drejtuar kah populli.

    “Pse atëherë aq shumë ura kanë shkatërruar dhe goditën trenin civil i cili po drejtonte një pajisje ushtarake apo armë? Ne nuk kemi marrë ende veten me rreth urave dhe infrastrukturës tjetër që ende po rregullohet nga zero, nuk mund të pranojë argumentin”, ka shtuar Vuçiq.

    Sidoqoftë, këto ditë shtete të fuqishme që morën pjesë në bombardimet e NATO-s përkujtuan këtë intervenim, duke vënë theks në atë se ndalen regjimin e Millosheviqit që kryen krime lufte në Kosovë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!