×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq flet pas takimit me Mogherinin, tregon nëse është optimist për vazhdimin e dialogut

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 15:10

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se sot në Berlin ka takuar përfaqësuesein e Lartë të BE Federica Mogerini dhe me të kanë rënë dakord për rëndësinë e vazhdimit të dialogut.


    Ai tha se ka kërkuar shfuqizimin e taksës, dhe pas kësaj që të nesërmen janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun me Kosovën, por nëse nuk ndodhë heqja e taksës, dialogu nuk do të vazhdojë, por kjo nuk është në dart e tij, përcjell reporteri.net.

    Vuçiq ka thënë se nuk është i interesuar të bëjë cirk politik, dhe nuk dëshiron konflikt por ruajtje të stabilitetit dhe paqes dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve.

    Ai ka thënë se nuk ka pritje të mëdha nga ky samit dhe nuk është optimist. /reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!