×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq i bundur: Angela Merkel gjithmonë i ka ndihmuar Serbisë

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 23:48

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit që e kanë ftuar kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se në Berlin do të bisedohet për të ardhmen evropiane, për çka shpreson se do të ketë sinjale pozitive.


    Ndërsa ka shtuar se më së shumti do të flitet për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

    “Do të jemi në pozitë gjithnjë e më të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën. Kam luftuar për korrigjim kufijsh, tash e di se për këtë nuk do të luftojmë. Ndoshta unë do ta kem më lehtë, por Serbia do ta ketë më vështirë”, citon gazeta e Beogradit “blic” të ketë thënë Vuçiq.

    “Nëse dikush mendon se nesër do të ndodhë diçka, ajo nuk do të ndodhë. Takimi shërben për uljen e pasioneve. Besoj në forcën e Angela Merkelit, ajo gjithmonë i ka ndihmuar Serbisë, edhe pse në disa gjëra nuk pajtohemi. Macroni është shumë i zoti, besoj se do të vijë me ide të mira”, përcjell koha.net.

    “Delegacioni ynë është i vetmi në Berlin që do të flasë kundër pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!