×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq kërkon Asociacion sipas Kushtetutës së Serbisë

    Reporteri
    15 Gusht 2022 | 12:42

    Autor: Xhezair Dashi


    Është e pakuptueshme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Pushtetet që sipas Vuçiq ky Asociacion do të duhej t’i ushtronte “ishin shumë më të mëdha e të gjera”, tha ai, derisa shtoi se “për atë gjë edhe kishim negocuar”.

    Për takimin e 18 gushtit në Bruksel me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai tha se nuk di çfarë të pres sa i përket temave, “por se jemi të gatshëm të bisedojmë për çfarëdo gjëje”.

    “Ne nuk kemi problem me tema”, tha Vuçiq, derisa shtoi se “ne duam Asociacionin”.

    “Është e pakuptimtë që Asociacioni të jetë në linjë me Kushtetutën e Kosovës, sepse atëherë s’na duhet Asociacioni, aso asociacionesh do të mundej çdo qytetar të themelonte përditë”, tha ai.

    “Kuptohej që këto pushtete do të ishin shumë më të mëdha e më të gjera, dhe ma merr mendja se për këtë edhe kemi negociuar”, tha ai, raportoi e përditshma beogradase “Novosti”, transmeton Reporteri.net.

    Në lidhje me reagimin e BE-së ndaj tij dhe Kurtit që të ndalohet retorika luftënxitëse, Vuçiq tha se “nuk e komentoj atë”.

    “Sa i përket reagimin të BE-së, nuk kam asnjë koment, kështu është më së miri”.

    Serbia, tha ai, “nuk e kërcënon askë dhe asgjë”.

    “Për aq sa mund të shoh, ata nuk janë të interesuar në Kushtetutën e Serbisë, atëherë pse ne duhet të jemi të interesuar në të ashtuquajturën kushtetutë të tyre. Sa i përket targave, kemi situatë të qartë. Ata mund ta detyrojnë me forcë, por mos prisni që Serbia t’iu ndihmojë në procese ligjore të rregullimit të saj, si dhe faktin se mund të bëni pogrom kundër popullit serb”, vazhdoi ai.

    Vuçiç lajmëroi gjithashtu se para takimit do të takohet me Sekretarin Gjeneral të NATO­-s, Jens Stoltenerg, si dhe zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në një intervistë për REL tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe i projektuar në vija entike nuk mund të kalojë “as për nga germa as për nga fryma e Kushtetusë së Kosovës”.

    Ai nuk e përjashtoi se Asociacion mund të ketë, siç tha ai, “mbi baza zhvillimore, ekonomike ose gjeografike”, por se “jo në linja etnike”.

    Kurti përveç kësaj ka thënë se në tensionet e fundi në veri të vendit që rrjedhuan nga dy vendimet e fundit për masa reciproke me Serbinë, ishin rrezik real për konflikt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!