×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq optimist se marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të ndryshojnë në Samitin e Parisit

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 16:54

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shprehur optimist se marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të ndryshojnë në Samitin e Parisit që do mbahet më 1 korrik.


    Duke folur para gazetarëve, Vuçiq ka thënë se kërkesat e Prishtinës zyrtare ishin të tepërta dhe se “pozita jonë nuk varet prej tyre, por qëndrimi i tyre është krejtësisht pranë nesh”.

    “Unë shpresoj se gjërat do të ndryshojnë, se dikush do të kuptojë se duhet të flasim. Fakti se dikush do të fyejë, bërtas ose do të marrë disa masa nuk do të ndryshojë qëndrimin e tyre, i cili varet tërësisht nga Beogradi”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në Berlin.

    Ai më tej tha se Kosova në Samitin e Berlinit kishte ardhur me një “rekomandim” për të mos pranuar anulimin e kësaj takse.

    “Ajo nuk kishte të bënte me Serbinë, por me atë që ata ofruan në Evropë, vetëm për të pranuar heqjen e kësaj takse. Ata nuk e pranuan atë, sepse ata erdhën me të jo për të vendosur për këtë, por dikush u tha atyre se ata nuk duhet të pranojnë heqjen e taksës”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

    Vuçiq po ashtu ka thënë se në Berlin askush nuk e kuptoi se si, apo pse Kosova ka vendosur taksën ndaj mallrave serbe dhe se sipas tij, as nuk besoi askush që ky ishte vendim i pavarur i Kosovës.

    “Unë nuk mendoj ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, është i përfshirë, por disa njerëz janë absolutisht të sigurt dhe unë nuk mund t’i ndaj me ju dyshimet dhe informacionet që kemi për këtë”, ka thënë Vuçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!