×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq thotë se një serb në këmbim të parave tregoi se si po hyjnë kamionët serb në veri

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 14:39

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është larg, dhe se mund të mos vazhdojë për një kohë të gjatë. Këto deklarata ai i bëri pas takimit me dy këshilltarët për politikë të jashmte të kancelares gjermane Angela Merkel. 


    Vuçiq po ashtu shtoi se këshilltarët e Merkelit e kanë njoftuar se kanë kërkuar nga Prishtina heqjen e takses për produktet serbe dhe ato boshnjake. Rreth kësaj teme ai foli edhe për kontrabandën e cila thuhet se është rritur pas taksës, duke shtuar se një serb në këmbim të parave ka treguar se nga po hyjnë kamionët me mallra serbe në veri.

    “Kosova nuk po na lejon asnjë asnjë rrjedhje mallrash në veri. Në jug gjithashtu ka probleme të mëdha me furnizim. Ata dëshirojnë që të na privojë nga çdo gjë në veri u shpreh Vuçiq, transmeton Reporteri.net

    Vuçiq tha se është i shqetësuar nga fakti që siç u shpreh ai “ne serbët nuk mund ta kuptojmë se çfarë po ndodh në Kosovë”. “Ne serbët nuk duam ta shohim realitetin dhe sa më shumë që bëjmë, e fusim veten në probleme edhe më të mëdha. Është më e lehtë të fusësh kokën në rërë dhe të flasim përralla. Nuk kam asnjë problem me këtë, duket se ne serbët dhe shqiptarët jemi edukuar në vëllezërit Andersen dhe Grim”, tha Vuçiq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!