×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq “vajton” taksën para deputetëve gjermanë

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 14:14

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua sot me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman Peter Bajer dhe Christian Schmitt me të cilët bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe problemet në dialogun me Prishtinën.

    Vuçiq në këtë takim vazhdoi të ankohet për taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe, transmeton Reporteri.net.

    Presidenti serb ndër të tjera theksoi se Serbia është plotësisht e angazhuar për dialogun për të arritur një zgjidhje kompromisi, mirëpo sipas tij Prishtina i bllokoi bisedimet duke vendosur taksën për mallrat serbe.

    “Prishtina nuk e plotësoi kushtin e vetëm të Marrëveshjes së Brukselit, që është krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe pengoi vazhdimin e dialogut”, tha Vuçiq duke shtuar se pret që Gjermania, Bashkimi Evropian dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar të kuptojnë seriozisht këto lëvizje dhe t’u përgjigjen në mënyrë adekuate atyre.

    Vuçiq tutje ha se Serbia është një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, duke theksuar se marrëdhëniet me Gjermaninë karakterizohen nga zhvillimet e bashkëpunimit në të gjitha fushat./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!