×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin: NATO të na kërkojë falje për bombardimet, do të duhej të bombardohej Kosova dhe Kroacia

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 15:32

    Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin  tha sot se bombardimi i Serbisë nga ana  e NATO-s, 20 vjet më parë ishte agresion dhe krim i tmerrshëm ndaj popullit serb. Ai madje shkoi edhe më tutje duke thënë se ishte Kosova, vendi nga ku sipas tij janë dëbuar serbët që do të duhej të bombardohej dhe jo Serbia.


    “Unë shpresoj se një ditë do të mbledhin forcat, do të kërkojnë falje dhe do të shprehin keqardhje për çdo viktimë, jo vetëm për civilët, por edhe për çdo polic dhe ushtar të vrarë”, tha Vulin në kremtimin e 20 vjetorit të rrëzimit të  avionit të Nato-s F117 në kazermat e Banjicës, në ditën e tretë të bombardimeve, 20 vjet më parë, transmeton Reporteri.net.

    Vulin po ashtu komentoi  deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg  i cili tha se ndërhyrja e Aleancës nuk ishte të drejtuar kundër popullit në Jugosllavi, por që roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon më të gjerë, duke  shtuar se NATO nuk ka kurajë të pranojë se agresioni ishte një krim.

    “Të fuqishmit rrallë dhe vështirë se pranojnë gabimet e tyre dhe NATO nuk është në gjendje të paktën thotë se ishte një gabim, nëse jo një krim”, tha Vulin.

    Sipas Vulin, refugjatët dhe kolonat e refugjatëve ishin pasoja, jo shkaku i bombave të NATO-s.

    “Nëse e marrim për bazë atë që është deklaruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, atëherë zona e Kosovës do të duhej të bombardohej,  për shembull do të duhej të bombardohej edhe Kroacia, ku janë dëbuar 250,000 serbë dhe nga territori i Kosovës ka akoma kaq shumë. Nuk kam dëgjuar se është bombarduar dikush për diçka të tillë, tha Vulin./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!