Ministri fashist serb, Aleksandar Vulin, është mburrur se për herë të katërt me radhë Serbia i ka parandaluar Kosovës anëtarësimin në Interpol, raporton gazeta online Reporteri.net.
Këtë mosaplikim, ministri ekstremist ia atribuoti “politikës së pavarur serbe” e cila, sipas tij, arriti që për të katërtën herë “të parandalojë” anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“E falënderoj delegacionin serb dhe përfaqësuesit e ministrisë së jashtme dhe të brendshme që punuar shumë përgjatë vitit dhe bënë përpjekje për t’i informuar një numër vendesh rreth gjendjen në Kosovë”, ka thënë Vulin, i cili kryesoi delegacionin serb në seancën e 90’të të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në New Delhi.
Kosovën, ministri fashist serb e quajti “shtet të rremë”, dhe “falënderoi” vendet që s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./Reporteri.net/