Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstiutimin e Kuvendit të Kosovës, dhe një tjetër është caktuar të mbahet sonte nga ora 22:00.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, si edhe në seancat e kaluara ka futur në rend dite propozimin për krijimin e komisionit ad-hoc për votim të fshehtë të Kryeparlamentarit.

I njëjti, ua ndërpreu fjalën deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetes të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu dhe deputetes të AAK-së, Time Kadrijaj.

Reklamë

Pas kësaj Dehari tha se në sallë kanë qenë 107 deputetë, ku 56 kanë votuar për komisionin, kundër asnjë, e as abstenim.

Dehari tha ndërpritet seanca, në kuadër të përpjekjeve për themelimin e Kuvendit takohemi sonte në orën 22:00, dy orë para se Kuvendi të hyjë nën mesën e përkohshme të caktuar nga Gjykata Kushtetuese.