×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti nuk përmbahet: Nëse do PDK-ja, e çon vendin në zgjedhje për dy ditë

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 9:03

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, nuk ka hezituar të tregojë fuqinë që kanë në koalcionin aktual, saqë ka deklaruar se PDK mund ta çojë vendin në zgjedhje.

    Sipas tij, krejt kjo mund të vijë nësë vlerësohet se zgjedhjet e parakohshme “mund të jenë në interes të vendit”, shkruan Reporteri.net.

    “Kërkesat për zgjedhje janë legjitime. Rregullat që dihen në demokraci, që nëse ka kërkesa të tilla, nëse bëhet kuorumi për rrëzim të Qeverisë, atëherë Qeveria bie. Deri tash çdoherë kur ka rënë Qeveria në secilin variant kemi shkuar në zgjedhje të reja. Nëse ne vlerësojmë se interes i vendit janë zgjedhjet, atëherë ne e çojmë vendin në zgjedhje për dy ditë”, ka potencuar Haliti në një intervistë për Zërin.

    Sidoqoftë, zgjedhjet e reja deri tani janë pjesë vetëm e diskutimeve nëpër studio televizive, pasi partitë nuk kanë bërë as edhe një lëvizje për një gjë të tillë.

    Ishte vetëm Lista Serbe që dje “kërcënoi” kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënë se do ta rrëzonin sapo të bëhen 61 vota./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!