Janina Ymeri nga LDK ka kritikuar Qeverinë Kurti për rënien e numrit të infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke e cilësuar gjendjen shqetësuese.
Ajo publikoi në Facebook një grafik që ia atribuon Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilit numri bie ndjeshëm më 2025.
Ymeri pretendon se QKUK-ja ka 947 infermierë më pak, pavarësisht rritjes së buxhetit gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas saj, kjo ka detyruar familjarët të sigurojnë ndihmë shtesë për pacientët, ndërsa infermierët e mbetur punojnë përtej kapaciteteve.
Ajo përmendi edhe rënien e anëtarësisë në Odën e Infermierëve, pa dhënë shifra në tekstin e postimit.