×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka tregon kush po e vjedh kryeministrin Haradinaj

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 13:49

    Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpenzimin e buxhetit nga mjetet e paparashikuara.

    Përderisa në Kuvend po diskutohet lidhur me shpenzimet e buxhetit, Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka u shpreh se kryeministrin Haradinaj po e vjedhin disa siç i quajti ai, “hajna të vegjël”.

    Deputeti Zeka, tha se “Po e vjedhin do hajna me lapsa, me flamuj dhe nëse kryeministri nuk i eliminon këta hajdutë të vegjël, paramendo çfarë bëjnë ata hajnat e mëdhenj”.

    Ndërkaq ai poashtu përmendi edhe disa keqpërdorime tjera, për të cilat përmendi edhe emra.

    “Mjetet e 1.8 milionë euro janë vjedhur nga Instituti Riinvest dhe kryeministri në atë kohë, Agim Çeku. Këtë e din më së miri Lumir Abdixhiku. Unë e konsideroj nga ministrat më të ndershëm Bedri Hamza dhe Avdullah Hoti”, tha deputeti Milaim Zeka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!