×
  • Lajme
  • Raporto
  • Zgjedhjet 2026

    Rezultatet e zgjedhjeve, vjen reagimi i parë nga LDK-ja

    Reporteri
    07 Qershor 2026 | 21:17

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ardhur reagimi i parë lidhur me rezultatet e zgjedhjeve të sotme, ku deri tash janë numëruar mbi 80% e votave.

    Nënkryetarja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar lidhur me rënien e VV’së në këto zgjedhje, duke e lidhur me shtesat që ndau Qeveria në detyrë dhe rezultatin e sotëm.

    “I dha 200 milionë Euro, i humbi 200 mijë vota! Kosovë, Republika ime ♥️”, ka shkruar Kica-Xhelili.

    Deri tani, KQZ ka procesuar rezultatet nga numërimi i mbi 80% e votave.

    VV renditet e para me 43.72%, PDK me 21.74%, LDK 18.06% dhe AAK 7.39%./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!