×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhbllokohet KQZ-ja, betohen 8 anëtarë para Thaçit

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 10:24

    Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Dy nga anëtarët e dekretuar janë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy të Vetëvendosjes, ndërsa pjesa tjetër janë përfaqësuesë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

    Tetë anëtarët e përbërjes së re të KQZ-së janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq.

    Por, presidenti nuk i ka dekretuar anëtarët e koalicionit PAN dhe nuk dihet akoma se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

    Të njëjtit nuk ishin në takimin e mbyllur të Presidentiti Hashim Thaçi me Valdete Dakën, kryetaren e KQZ-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!