Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, nga e hëna ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një sipërfaqe të malit.


Njësitet e zjarrfikëses së bashku me FSK-në, janë duke bërë përpjekje ta shuajnë zjarrin, që të mos afrohet tek Qendra për Strehimin e të Huajve, e cila dikur ka qenë kazermë ushtarake, njofton Klan Kosova.

 

Reklamë

Ditëve të fundit Kosova po përballet me shumë vatra zjarri që kanë kapluar fusha e male gjithandej.

Policia e Kosovës, institucione të tjera por edhe organizata që merren me mjedisin, kanë bërë thirrje te qytetarët që të mos ndezin zjarre në fusha për të djegur mbeturina, sepse ato era po i bart në pyje.