×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRRE-ja e shkyç nga rrjeti hidrocentralin në Deçan, nuk ka licencë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 19:26

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka marrë vendim për shkyçje nga rrjeti elektrik, hidrocentralin ‘Lumbardhi 2’ në Deçan.


    Pavarësisht që nuk i plotësonte kushtet për operim, ky hidrocentral deri tash ka qenë i kyçur në këtë rrjet.

    Rregullatori për Energji, thotë se në mbledhjen e fundit, bordi ka marrë këtë vendim deri në përmbushjen e kushteve të licencimit

    Për këtë kishte bërë kërkesë edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

    Ai ka thënë se e ka informuar vetë ZRRE-në, që kompania “KelKos Energy” nuk i plotëson kushtet ligjore për të operuar me hidrocentralet në Lumbardh të Deçanit, raporton KTV.

    Sipas Fatmir Matoshit, ministër i Mjedisit, pavarësisht që këto hidrocentrale nuk e kanë ndalur veprimtarinë e tyre, ato operojnë pa leje mjedisore.

    Ndërtimi i hidrocentraleve në vazhdimësi është kundërshtuar nga banorët që jetojnë fshatrave përreth lumenjve, sidomos ata që merren me bujqësi.

    Mirëpo, kundërshtimet e banorëve asnjëherë nuk janë marrë parasysh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!