×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Zv/drejtori i Policisë së Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në një nga pikat kufitare

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 14:28

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, nga komuniteti serb është ndaluar autoritetet serbe në një nga pikat kufitare.

    Kështu ka bërë të ditur,  Jeton Zulfaj, këshilltar për çështje evropiane dhe rajonale në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka thënë ka thënë se në mesin e të ndaluarve nga autoritetet e Serbisë në pikat kufitare është Jankoviq.

    Të gjithë të bllokuarit, mes tyre dhjetëra fëmijë, sipas tij, “po mbahen peng pa u siguruar ushqim dhe mjekim”.

    “Putini i vogël në Beograd nuk mund ta përballojë suksesin e Kosovës. Pas votimit të suksesshëm të djeshëm në APKE ai ka nisur arrestime masive në pikat kufitare, duke ndaluar qindra qytetarë të Kosovës, duke përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq (i cili është nga komuniteti serb). Të gjithë po mbahen peng, mes tyre dhjetëra fëmijë, pa u siguruar ushqim dhe mjekim,  ka shkruar Zulfaj në rrjetin social “X”.

    Sipas raportimeve në media, Jankoviq është ndaluar në pikën kufitare në Jarinjë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!