×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e BE-së nënshkruan marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e qëndrimit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 13:41

    Kryeministri Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë nënshkruar marrëveshje që ia mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme.

    Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog përmes një postimi në Twitter.

    “Nënshkrova marrëveshje me Albin Kurtin dje për t’ia mundësuar Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme. Mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!