×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Ministria vendos kur do ta hap tunelin e Mitrovicës

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 19:19

    Janë bërë më shumë se 23 javë që kur tuneli i Mitrovicës është futur në fazë të renovimit. 


    Për vonesat që ishin bërë në hapjen e këtij tuneli javën e kaluar ishin organizuar edhe protesta në shenjë pakënaqësie për zvarritjen e punimeve.

    Mirëpo, burime të Reporterit brenda Ministrisë së Infrastrukturës bëjnë të ditur se hapja e tunelit do të bëhet gjatë kësaj jave.

    “Është vendosur dita e hapjes. Tuneli hapet brenda kësaj jave”, ka konfirmuar ky burim.

    Ndryshe, për shkak të mosfunksionimit të këtij tuneli, qytetarët me automjetet e tyre shfrytëzojnë rrugën alternative për kyçjen në qytet, ndërsa brenda qytetit shpesh krijohen kolona.

    Ky projekt që financohet nga Ministria e Infrastrukturës e që ka kosto rreth 380 mijë euro, ka filluar në nëntor 2018 dhe është paraparë të përfundojë brenda 60 ditësh.

    Aktivistët e Vetëvendosjes kishin paralajmëruar protesta edhe para Ministrisë së Infrastrukturës në rast se tuneli nuk hapet deri më 1 maj. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!