×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i Listës Serbe që rrahu Petroviqin, i del në mbrojtje zëvendësministres së shkarkuar Mikiq

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 15:12

    Zyrtari i Listës Serbe Milan Kostiq që sulmoi para ca ditësh kreun e SLS-së Sllobodan Petroviqin, sot ka vazhduar ta përkrahë zv.ministren e shkarkuar të Drejtësisë Vesna Mikiq për qëndrimin kundër NATO-s.


    Në një koment në Facebook, Milan Kostiqi kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe botën që po e përkrah shkarkimin e Vesna Mikiqit, duke thënë ndër të tjera se “paramendojeni që dikush nuk ka të drejtë ta thotë të vërtetën në publik dhe është gabim i saj që ka thënë se populli i saj ka vuajtur nga bombat e NATO-s. Kjo është turp për të gjithë botën që e përkrah këtë sistem në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!