×
Opinione

Dërrmimi politik i Sali Berishës

Reporteri
15 Maj 2023 | 13:23
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Gazetari Mero Baze

Autor: Mero Baze


Zgjedhjet e sotme i japin fund një spekulimi të gjatë gati dy vjeçar të Sali Berishës, i cili në betejën e tij kundër SHBA uzurpoi opozitën me motivin se Lulzim Basha e ka shitur atë dhe ai do ta rikthejë.

Pjesëmarrja e sotme në votime dhe vëzhgimet paraprake të atyre që mbikqyrin fushatën, e bëjnë të qartë se përqindja e votuesve është në shumicë dërmuese e Partisë Socialiste në pushtet dhe Berisha do të thyejë rekordi historik madje dhe të vitit 1997 për opozitën, duke humbur në mënyrë dërrmuese në gjithë Shqipërinë.

Vota politike, e cila ka rendësi në zgjedhje është një betejë e humbur për Sali Berishën. Fitoret e tij nëse ndodhin, janë në disa bashki të vogla pa rëndësi, ku ka më shumë rendësi teknikisht kandidati se vota politike.

Ai nuk krahasohet dot sot as me zgjedhjet e 2015 kur Lulzim Basha udhëhoqi PD i vetëm kundër një koalicioni të gjerë në qeveri përfshi dhe LSI, demokristianët dhe çdo parti tjetër.

I vetmi rezultat pozitiv i Berishës është nëse krahasohet me zgjedhjet me 2019, ku PD nuk mori pjesë. Vetëm në raport me to do ketë disa mandate.

Dërrmimi politik i Sali Berishës, nga shoqëria shqiptare dhe demokratët në opozitë, është sinjali real se Shqipëria nuk e pranon demagogjinë e tij kundër Perëndimit, dhe tentativën për të uzurpuar opozitën për ta pasur si imunitet politik.

Karshillëku i tij përballë shqiptarëve duke shkuar në qendër të votimit me një familje të gjithë “non grata”, me grua hajdute, djalë hajdut, vajzë hajdute, dhëndër hajdut, është një përpjekje për t’iu imponuar shqiptareve “o do na pranoni kështu siç jemi, ose nuk ka PD”, sonte merr një pergjigje.

Ndaj dhe përgjigjen e ka marë të qartë “që nga Shkodra gjerë në Vlorë”, për tu treguar se hajdutët kur bëhen bashkë nuk bëhen më shumë, por nxijnë më shumë.

*Ky shkrim është botuar nga autori si editoral i gazetës “Tema”

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!