×
Opinione

Hysamedin Feraj në NATO

Reporteri
19 Gusht 2022 | 18:05

Autor: Xhezair Dashi, gazetar në Reporteri.net


Kognitiviteti politik i Hysamedin Ferajt është për t’u shqetësuar. Nga ç’shkruan në Facebook, që s’është asgjë më shumë se ‘notice me senpai Albin’, ajkjuja e tij është në rënie të lirë drejt ndonjë qendre përfundimtare tërheqëse të pamendësisë.

Interpretimi i tij rreth flamujve të NATO-s në konferencat e Sekretarit Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me Kurtin dhe Vuçiçin, është, siç do të thoshte Seneka, “për t’u zhgreh në vaj”.

Liderit nuk i ndihmohet me alogjicitet. Duhet një tro mend. Te Albini, me aftësi shtjelluese – ose propaganduese – të tilla, e merr veçse një notë gjashtëshe, kaluese, dëshpëruese.

Prandaj, Hysamedinin, duhet këshilluar, psikometrikisht, që Albinit t’i shërbejë si këshilltar, shëndoshshëm logjikisht.

Fjalia e mendimi i tij duhet krerë. Në shllungësi pseudo-filozofike, jo liderit, po s’i ndihmon as vetëkënaqësisë masturbuese të vetëteorizimeve vetëargëtuese pa asnjë fije sensi. Është qesharake. Sepse, thua, jam filozof.

Logjika, si instrument i të menduarit të drejtë e të saktë, është punë bajate dhe e lodhshme vërtetë, por ama edhe asgjë më e rëndësishme – siç na dëshmon edhe themeluesi i saj.

Stoltenbergu i referohet Albinit si Albin, dhe kjo është për t’u shqetësuar, Hysamedin.

Stoltenbergu, i referohet Vjosës si Vjosë, dhe kjo, Hysamedin, është për t’u shqetësuar.

Stoltenbergu/ët, jo sot, jo vetëm Albinit e Vjosës, Hysamedin, u referohet/en kështu.

Hysamedin, në dëshpërim për t’i dalë zot liderit, humbet shumë.

Nuk është çështje e këtij apo atij pushteti.

Kosova nuk është në NATO. Kosova duhet të anëtarësohet në NATO. Kosovën duhet ta njohin edhe katër shtetet tjera anëtare të NATO-s. Kosovës duhet ndihmuar drejt kësaj.

Sa për Serbinë, ajo edhe ashtu s’e dëshiron anëtarësimin në NATO. Pse s’e dëshiron mbetet punë e tyre, e aq më keq për ta.

Leximi juaj, për propagandë të lirë, është krejt kot dhe s’i ndihmon as Albinit as militantit as vetes, askujt.

*Autori është studiues i Filozofisë dhe gazetar në Gazetën Online Reporteri.net

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!