×
Opinione

Kujdes: Jemi të rrethuet me monstrumë e sociopata!

Reporteri
04 Maj 2023 | 15:39

Autor: Halil Matoshi


Pas rastit tragjik të vrasjës së fëmijëve nga një bashkmoshatar i tyre në Beograd, mjafton me hy në rrjetet sociale për me pa sa monstrumi jeton afër nesh ose mes nesh.

Kjo shoqni as nuk âsht politike dhe ma hiç e pjekun me jetu me të tjerët në bashkësi kombëtare, e kombin e kanë fjalë kyç, as në solidarësi qytetare dhe as në bashkësi me shtetet e kombet tjera, etnitë, fetë, kulturat!

Keqardhja dhe empatia e udhëheqësve kosovarë (Osmani, Kurti e Bislimi) për jetët e fëmijëve në Serbi ishte për me u admiru, si gjest solidariteti njerëzor, porse gjithë helmi që derdhej në komente nga shqiptarë gjithandej âsht shqetësues!?

Nuk âsht krejt budallallëk por smujë.

Duhet me i gjetë ilaçin e duhun sociopatisë dhe patologjisë së urrejtjës ndaj tjetres/tjetrit veç pse perceptohet i ndryshëm p’ej nesh, për me kânë i paragjykuem e i poshtnuet.

Kjo gjuhë urrejtje e përmasave egërshane âsht edhe familjare e tragjikisht edhe mësohet në shkollën e Kosovës!

Paragjykimi i tjetrit/tjetres âsht frikë pra percepcion joracional dhe frika rëndom
shpie në dhunë.

Nëse ke një nânë ose babë, motër ose vlla, mik ose thjesht të njohtun, që përdor gjuhë të neveritshme, tuj iu gzu tragjedive, folni me të, ofroni ndihmë, ai/ajo âsht në derexhe të randë. Nëse nuk u dëgjon urgjentisht kërkoni ndihmën e psikolgut. psikiatrit.

Sepse në ambientet tueja familjare, shoqnore e të punës keni monstrumë e vrasës potencialë!

Nëse nuk u pengon kjo sjellje sociopate, dijeni: Jeni bâ për ibret!

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!