×
Opinione

Kurtit i duhen fitore të vogla për të mbuluar humbjen e madhe me marrëveshjen për normalizim

Autor: Afrim Kasolli
05 Shkurt 2024 | 9:20

Kryeministri Albin Kurti nuk do të pajtohet për rinegociom të afatiti të rregullores së BQK-së. Sepse do t’i duhen disa fitore te vogla politike për të mbuluar humbjen e madhe me marrëveshjen për normalizimin Kosovë-Serbi.

Ai është pajtuar për këtë të fundit pa njohje nga Beogradi. Se kjo është kështu, dhe jo siç propagandonte pushtetit se gjoja e siguruan njohjen me ane te tyre, e deshmoi para pak dite edhe Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, kur deklaroi se Marrëveshja e Ohrit, nuk nënkupton njohja nga Serbia.

Nderkohë, përfshirja e kësaj te fundit sipas rekomandimeve Komisionit Evropian dhe Shërbimit i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) në kapitullin 35, si kusht detyrues për Serbinë me qellim zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku evropian, e privojne Kurtin nga argumenti i fundit per shmangie nga detyrimet e tij per shkak te mos nenshkrimit nga Serbia.

Prandaj, duke qenë se nuk i ka mbetur asnjë hapësirë tjetër manovruese, me refuzimin e vazhdueshëm ndaj këshillave amerikane, për rimendim të këtij afati, Kurti po tenton që ta denigrojë partnerin kryesor të shtetit të Kosovës, si një superfuqi qe i ushtron presion shtetit tone për moszbatim te Kushtetutës, shpërfillje të demokracisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese. Dhe ta ekspozojë veten para militantëve te tij, si heroi i vetëm që po lufton kundër edhe një superfuqie globale në mbrojtje të demokracisë dhe ligjshmërisë në Kosovën e vogël dhe po i respekton vendimet e pavarura dhe autonome të mekanizmave kushtetues sikur BQK-ja, pavarësisht faktit se këto të fundit i ka shndërruar në punishte nepotike për militantet e tij politikë.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!