×
Opinione

Lufta në Ukrainë ka arritur pikën e kthesës

Reporteri
12 Shtator 2022 | 17:38

Autor: Giden Rachman, Financial Times


Pamja e trupave ruse duke u larguar me turr është mahnitëse – por s’duhet të jetë e befasishme.

Kjo luftë i ka shkuar keq Rusisë që nga nisja. Vladimir Putin dështoi të merr fitoren rrufe që synonte më 24 shkurt. Që nga prilli, rusët u detyruan turpshëm të tërhiqen pasi bënë inkurzion drejt Kievit.

Të arriturat e kufizuara që Rusia bëri gjatë këtyre gjashtë muajve erdhën me çmim të tmerrshëm. Forca origjinale e nsiru nga Kremlini ishte rreth 200 mijë trupa. ShBA përllogariti se 70 deri në 80 mijë të atyre trupave ose janë vrarë ose janë plaguar që nga fillimi i invazionit.

Duke mos qenë në gatishmëri të pranojë se Rusia është në luftë, Putin ka refuzuar të nis rekrutime. Ndryshe nga kjo, Ukraina ka mobilizuar tërë popullatën madhore të meshkujve. Si rezultat, Ukraina tani mbase ka më shumë trupa në fushëbetejë se Rusia.

Ukrainasit gjithashtu kanë përparësi në moral dhe municion. Ata po luftojnë për mbrojtjen e vendit të yre. Furnizimi me armë të avancuara nga ShBA dhe Evropa – në veçanti, raketa të sakta me rreze të gjatë – do të thotë se janë të pajisur më mirë se rusët.

Prospekti për mboshtjen e rusëve është real dhe mendjemarrës. Por, avancimet e Ukrainës gjithashtu hapin një fazë të re dhe të rrezikshme në konflikt.

Fotografitë e civilëve që qajnë duke përqafuar ushtarët ukrainas teksa çlirojnë qytete dhe fshatra nga rusët nënvizojnë se për çfarë është kjo luftë. Pushtimi i përhershëm rus do të shuante lirinë politike dhe do të zbatohej me vrasje, tortura dhe dëbime.

Një fitore e lehtë ruse në Ukrainë do të kishte hapur gjithashtu derën për agresion të mëtejshëm kundër fqinjëve të saj – duke përfshirë Moldavinë dhe ndoshta edhe anëtarët e NATO-s, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë. Kjo perspektivë ishte mjaft alarmante për të bindur Finlandën dhe Suedinë të aplikonin për anëtarësim në NATO.

Nëse Rusia mposhtet, kërcënimi i pushtimit që rri pezull mbi pjesën tjetër të Evropës do të tërhiqet. Atmosfera politike globale gjithashtu do të ndryshojë. Humbja ruse do të bjerë keq në Pekin dhe Mar-a-Lago. Në javët para pushtimit, Kina njoftoi një miqësi “pa kufi” me Rusinë. Donald Trump tha se Vladimir Putin ishte një “gjeni”. Ai gjykim tani duket jo thjesht imoral, por edhe budalla.

Por duhet pasur kujdes. Pothuajse një e pesta e Ukrainës është ende e pushtuar. Rusët do të përpiqen të rigrupohen dhe ukrainasit mund të tejkalojnë.

Pyetja me të vërtetë komplekse është se çfarë ndodh nëse Rusia përballet me një disfatë poshtëruese – ndoshta duke përfshirë humbjen e Krimesë, e cila u pushtua në vitin 2014 mes shumë gëzimeve në Moskë?

Në vend që të pranojë humbjen, Putini mund të përpiqet të përshkallëzojë gjërat. Opsionet e tij, megjithatë, duken të kufizuara dhe jo tërheqëse. Refuzimi për të thirrur mobilizim të përgjithshëm duhet të pasqyrojë nervozizmin për opozitën që mund të trazojë shoqërinë ruse. Thirrja e trupave, trajnimi dhe pajisja e tyre do të zgjasë shumë javë – dhe lufta po ecën me shpejtësi.

Që në fillim të konfliktit, Putin ka lënë të kuptohet se Rusia mund të përdorë armë bërthamore. Shtëpia e Bardhë e ka parë gjithmonë seriozisht këtë mundësi. Ndërsa lufta është zvarritur dhe ka ecur keq për Rusinë, frika se Putini mund të përdorë armët bërthamore është zvogëluar pak, por ato nuk janë larguar. Siç më tha një politikëbërës i lartë perëndimor javën e kaluar: “Duhet të kujtojmë se pothuajse çdo stërvitje ushtarake ruse që kemi vëzhguar ka përfshirë përdorimin e armëve bërthamore”.

Megjithatë, përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë do të krijonte rrezikun e qartë që vetë Rusia do të kontaminohej nga pasojat. Reagimi politik global do të ishte shumë negativ dhe një përgjigje ushtarake perëndimore, edhe pse ndoshta jo bërthamore, do të ishte krejtësisht e pashmangshme.

Ashtu si liderët rusë në të kaluarën, Putini shpreson se dimri do t’i vijë në shpëtim. Njoftimi i fundit i Rusisë se do të ndalojë pothuajse të gjitha furnizimet me gaz në Evropë synon qartë të ngrijë në nënshtrim mbështetësit perëndimorë të Ukrainës.

Por Putinit i duhet shumë për të ecur siç duhet që të funksionojë basti i gazit. Një dimër shumë i ftohtë ose një rritje e protestave politike në perëndim do të ndihmonte. Asnjëra nuk mund të mbështetet. Gjermania tashmë ka mbushur rezervat e saj të gazit në 85 për qind të nivelit të nevojshëm për të kaluar dimrin. Subvencionet e çmimit të energjisë po shpërndahen në të gjithë Evropën.

Pra, pozicioni i liderit rus duket i rrezikshëm. Që në fillim, disa liderë perëndimorë kanë shpresuar në heshtje se Putini do të humbiste pushtetin si rezultat i luftës. Presidenti Joe Biden madje e turbulloi atë.

Por nëse Putini rrëzohet, ndoshta nga një grusht shteti në pallat, zëvendësuesi i tij ka më shumë gjasa të jetë një nacionalist i linjës së ashpër sesa një liberal. Mospajtimi më i zëshëm që shprehet në Rusi është nga militaristët dhe nacionalistët – duke bërë thirrje për përshkallëzim të luftës. Një teori që bën xhiron e qarqeve perëndimore të inteligjencës është se vrasja e Daria Dugina, një gazetare nacionaliste, u organizua nga shërbimet ruse të sigurisë si një paralajmërim për kritikët ultra të djathtë të Putinit.

Një Rusi e mundur nuk do të zhdukej nga harta. Dhe do të posedonte ende një numër të madh armësh bërthamore, si dhe një rezervë të rimbushur ankesash.

Kaq shumë rreziqe qëndrojnë qartë përpara. Por ndonjëherë lajmi i mirë duhet të njihet për atë që është. Në atë që ka qenë një vit i zymtë, fitoret ushtarake ukrainase të javës së kaluar janë padyshim këto.

Përktheu në shqip gazeta online Reporteri.net.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!