×
Opinione

Një karikaturë e Duginit

Reporteri
02 Shtator 2022 | 19:11

Autor: Xhezair Dashi


Shpellë apetitesh të këqija. Propozicion shënjues i Elvis Hoxhës. Atmosferë morbide në fjalitë e tij. Plot armiq dhe agjenda antishqiptare, të projektuara gjithandej. Një sindikalist shpallet anëtar i një partie serbe, prej portaleve kontraverze që ka lexuar. Pastaj kërkon falje. Nuk kërkon falje për helmin personal që dëshiron ta gjuajë në çdo gjë brenda Kosovës.

Një spektator plot mllef patologjik të tillë, s’ia kemi borxh askujt.

Sistemi nervor i tij del të jetë i ushqyeshëm vetëm në hedhje vrer ndaj gjithçkaje që s’flen në optikën e tij të terruar ideologjike, dhe atë duke gjykuar vetëm në shkrimet e tij të kohëve të fundit.

Të mos më shpallin kosovaristat “non-grata”, shprehet si Shqiptar me Sh Kapitale.

Në fakt, non-grata edhe mund të jetë duke mos qenë i gratifikuar asnjëherë për atë që thotë. Sepse atë çfarë thotë, e thotë jashtëzakonisht keq.

Aq majtas e terraz kjo shoqëri nuk shkon. Drejt skëterrës, jo. Ashtu siç përfytyron Elvis Hoxha, nuk pervertohet shoqëria.

Armiq, serbisht në shqip, agjenda antishqiptare, ballkan i kapur, konotacione e konspiracione që ai ka qejf t’u tingëllojë, të bashkëtingëllojnë me njëfarë borie të Aleksandër Vulinit fashist atje lart.

Shpellë apetitesh të këqija që s’i shijon shoqërisë kosovare. Çështje shije dhe të shijuarit, thotë Nietzsche. Repulsiv.

Në fakt, Elvis Hoxha, më shumë se kushdo tjetër, ka nevojë për aprobim. Kurrë s’e ka pasur. Tërë ai helm, mjaltë për të, s’ka gjetur ëmbëlsi te askush. Filozof, siç do të thoshte Russell-i, i etur për gjak. Njëfarë Aleksandër Dugini karikaturë. Që belbëzon për vizione të vetëpersonalizuara të arçetipeve kombëtare – thelbësisht të korruptuara. Të prishura në incepsion të koncepsionit.

Të mos na mësojë, i lutem, se si të jemi shqiptarë, si të mbetemi të tillë, si të flasim shqip, e si ta duam shqiptarinë.

Autori është gazetar në gazetën online “Reporteri.net”.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!