×
Opinione

Politika urren vakumin

Reporteri
08 Shtator 2022 | 15:27

Autor: Xhezair Dashi


Kur idetë margjinale bëhen qendrore – dhe shkaktohet disrupsion shoqëror – zakonisht kemi një establishment të ri të atyre ideve, rreth së cilës krijohet edhe orbita e re shoqërore. Rasti Kurti.

Shoqëria, politikisht, supozohet se (më) nuk rikthehet në gjendjen paradisruptive.

Yo me sucedo a mi mismo”, si trashëgimtar i vetes që jam vetë(m) unë – Kurti vendosi të mos trashëgojë kritikën [as të tij] pas disrupsionit. Besimi i madh në përjashtim të skepticizmit, i.e kritikës, s’e ka më fortissimo-n.

Me pamundësi veprimi, por joshja e Vetëvendosjes (ende) mbetet. Joshja, siç shpjegon Bordijari, i takon vetëm nivelit të shenjëzimeve dhe ritualeve.

Për të dalë nga mallediksioni i joshjes, vetëm çmagjepsje; çmagjepsësit, megjithatë, s’rrojnë mes nesh. Magjia paguhet në kuti vote, nga demosi te krati, nën fuzionin magjik të të ashtuquajturve demokratë.

Të joshurit, megjithatë, si shënjestër e lehtë, janë material i harxhueshëm. Metamorfoza e “të shtypurve”, rishtypet në të jehuarin e saj si temë për përmbushjen e vetë asaj joshje. Greva. Largimet jashtë vendit. Largimet nga Ideja e Partisë. Paqartësia e Liderit. Aritmetika nis numërimin edhe mbrapsht.

Shpërbërja gravitacionale, në këtë rast, dhe si në çdo rast, fiziokratikisht, vjen si rrjedhojë e mostërheqjes/mosshtyrjes së barabartë ose balancuese. Me fjalë tjera, kur s’kemi kon-centrizëm, por mbi-centrizim.

Më s’jemi te simptomat.

Mosgjenerimi i asgjëje dhe degjenerimi i diçkaje, puthen bashkë. “Nature abhors a vacumm”, kësaj here politika, largohet për plotëni të diçkaje nga mungesa e gjithçkaje.

Jemi në entropi në kërkim të negentropisë.

*Autori është gazetar në gazetën online Reporteri.net.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!