×
Opinione

Rama dhe Rutte: Komuniteti Politik Evropian, ide e mirë

Reporteri
05 Tetor 2022 | 15:09

Autorë: Edi RamaMark Rutte


Në kohën kur Rusia ka nisur pushtimin brutal të Ukrainës që nga 24 shkurti, Evropa rishtazi u zgjua dhe vërejti se paqja e kontinentit nuk është e garantuar. Kjo luftë e paprecedentë dhe e pajustifikueshme është sulm mbi rendin ligjor ndërkombëtar, dhe si e tillë, përbën kërcënim ndaj lirisë dhe sigurisë tonë.

Me këtë luftë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, shpresoi të mbjellë përçarje mes vendeve të Evropës, por në fakt arriti të kundërtën. Ne qëndrojmë të bashkuar – jo vetëm anëtaret e Bashkimit Evropian, por shtetet evropiane.

Do të bëjmë krejt çka është në fuqinë tonë për të ndihmuar Ukrainën të rivendos sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe do të mbështesim rindërtimin. Por, fakti mbetet se agresioni i paprovukuar i Rusisë gjithashtu na shtrëngon të rimendojmë disa gjëra themelore që i kemi të përbashkëta në kontinent, dhe se si është më së miri të ruajmë demokracitë dhe vlerat tona. Nevoja për kundërpërgjigje të fuqishme, të vazhdueshme, të përbashkët është vetë-evidente.

Prandaj edhe ne mbështesim plotësisht propozimit e presidentit francez Emmanuel Macron për Komunitetin Politik Evropian.

KPE duhet të jetë një vend ku të gjitha demokracitë evropianë mund të diskutojmë sfidat dhe shqetësimet e përbashkëta, dhe të hartohen zgjidhje. Nuk duhet të shtyher nga burokracia, por fleksibiliteti. Nuk duhet të udhëzohet nga agjendat fikse por nga prioritetet që kanë të bëjnë me të gjith neve – përfshirë luftën në Ukrainë, varësinë energjetike dhe sigurinë ushqimore.

Na duhet një platformë që nuk gërshetohet me organizatat e fuqishme rajonale që tashmë i kemi në Evropë ose të shtojca ndaj procesit të mirëstruktuar të anëtarësimit në BE për vendet anëtare. KPE duhet të jetë një hapësirë pune ku mund të takohemi dhe kryejmë punë, qofshim ose jo anëtar të BE-së.

Një, ne shohim potencial të madh në zgjerimin dhe integrimin e rrjeteve energjetike dhe të transportit në kontinent; dhe në KPE mund të diskutojmë si të punojmë drejt një sistemi energjetik neutral për klimatika në Evropë. Duke prioritizuar investimet në prodhimin energjetik të Evropës ndihmohet tutje sigurimi i pavarësisë së plotë nga eksportet energjetike ruse, derisa të gjitha vendet e BE-së duhet që sigurisht të punojnë të adresojnë ngritjen e çmimeve të energjisë në kuptimin afatshkurtër.

Në të njëjtën kohë, kriza klimatike mbetet një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi – këtë mund ta shohim çdo ditë në të gjithë kontinentin tonë. Si të tillë, ne duhet të bashkërendohemi, përfshirë avancimin e ambicieve të shprehura në COP26 të Glasgout për financimin e përshtatjes klimatike të vendeve në zhvillim.

Një sfidë tjetër e madhe është siguria kibernetike. Të gjitha vendet tona përballen me kërcënime kibernetike dhe ne duhet të rrisim qëndrueshmërinë tonë kolektive kibernetike duke punuar së bashku për të siguruar institucionet dhe rrjetet tona.

Përtej këtyre sfidave, ne duhet të investojmë edhe në një agjendë pozitive për të ardhmen tonë të përbashkët.

Para së gjithash, kjo do të thotë të investojmë në rininë tonë. Prandaj, ne duhet të diskutojmë arsimin e lartë pan-evropian, aftësitë kërkimore dhe inovative, konkurrencën dhe qëndrueshmërinë — dhe këtë duhet ta bëjmë më shpejt se sa më vonë. Ne duhet të vazhdojmë të promovojmë shkëmbimet që përfshijnë të rinjtë dhe bashkëpunimin midis universiteteve dhe mund të përdorim KPE-në për të ndarë praktikat më të mira në këtë fushë.

Së fundi, ne duhet të diskutojmë gjithashtu se si të përmirësojmë tregtinë brenda-evropiane. Ne kemi nevojë për një kornizë të fortë për rritjen ekonomike dhe konvergjencën sociale për të gjitha pjesët e Evropës. Është thelbësore që ne të mbështesim iniciativat e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe nënrajonal dhe të investojmë në transportin rajonal dhe lidhjen tregtare.

KPE na ofron një mundësi kritike për t’u përballur me sfidat tona të përbashkëta. Evropa duhet të krijojë të ardhmen e saj dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të punojmë së bashku si anëtarë demokratë të familjes evropiane. Puna së bashku na bën më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Pra, në Pragë, le të krijojmë një forum që është gjithëpërfshirës dhe efektiv.

Ju mund të mbështeteni tek ne për të ndihmuar në arritjen e kësaj.

*Përkthyer në shqip nga Gazeta Online Reporteri.net. Marrë nga Politico.eu

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!